Interi i ofron Bayernit një shkëmbim të pabesueshëm

Futboll

Interi i ofron Bayernit një shkëmbim të pabesueshëm

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:24
Interi i ofron Bayernit një shkëmbim të pabesueshëm

Inter ka kërkuar shkëmbimin e Christian Eriksen me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Bild raporton se Neroazzurët kanë kontaktuar me bavarezët dhe kanë shtruar në tavolinë opsionin e shkëmbimit të danezit me mbrojtësin gjerman.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ishte i interesuar për shërbimet e Eriksen mirëpo gjithashtu nuk dëshironte të privohej nga shërbimet e mbrojtësit Boateng kështu që refuzoi një ofertë të tillë duke e lënë danezin në Milano të paktën deri në janar.

Italianët do të tentojnë edhe në janar për të arritur një marrëveshje me kampionët e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat