LAJMI I FUNDIT: Pas Ronaldos, edhe një tjetër lojtar i Juventusit pozitiv në COVID-19

Futboll

LAJMI I FUNDIT: Pas Ronaldos, edhe një tjetër lojtar i Juventusit pozitiv në COVID-19

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 17:21
foto ilustrim

Koronavirusi po vazhdon të paraqitet problem i madh te klubet e Serie A.

Skuadra e Juventusit, ka konfirmuar se lojtari i ardhur këtë verë, Weston McKennie, ka dalë pozitiv në COVID-19.

Mckennie bëhet lojtari i dytë i Juventusit i prekur nga koronavirusi, pas infektimit të Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë.

“Juventus njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, lojtari Weston McKennie ka dalë pozitiv në Covid 19”, thuhet në njoftimin e klubit.

Tutje thuhet se i gjithë ekipi ka hyrë në izolim vullnetar, dhe nuk do të ketë kontakte me personat jashtë grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat