Mediet zvicerane shënjojnë Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën si pasues të Shaqirit me shokë

Futboll

Mediet zvicerane shënjojnë Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën si pasues të Shaqirit me shokë

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 10:57
Andi Zeqiri dhe Bastien Toma j

Andi Zeqiri dhe Bastien Toma janë dy nga emrat më të përfolur në mediet zvicerane.

E përditshmja zvicerane ‘Sport’, dedikon një artikull të veçantë për kombëtaren U21 të Zvicrës, me fokus të veçantë në Andi Zeqirin e Bastien Tomën.

Zeqiri e Toma, të ndihmuar nga emra si Dan Ndoye, Toni Domgjoni apo Kastriot Imeri, kualifkuan shpresat e Zvicrës në raundin final të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 10 viteve.

Kjo gjeneratë e artë e Zvicrës U21 vjen për herë të parë pas asaj të vitit 2011, kur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Yann Sommer shkëlqenin.

Këta të fundit sot vazhdojnë të luajnë me kombëtaren A të helvetikëve, dhe Zeqiri, Toma e të tjerët shënjohen si pasues të tyre.

Më herët gjatë këtij viti, Andi Zeqiri konfirmonte se do të luante me kombëtaren e Kosovës, por ai nuk u grumbullua për ndeshjet e tetorit.

Bastien Toma po ashtu thuhej të jetë pajtuar me FFK, por as ai nuk u pa i grumbulluar.

Lufta vazhdon të jetë e madhe mes Zvicrës dhe Kosovës për grumbullimin e talentëve. Mbetet të shihet nëse ‘Sport.ch’ do të ketë të drejtë, dhe Andi Zeqiri, Bastien Toma, Toni Domgjoni e Kastriot Imeri do të ndjekin hapat e Xhakës, Shaqirit, Mehmedit e Behramit dikur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat