Allegri kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës nga Premierliga

Futboll

Allegri kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës nga Premierliga

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 19:33
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Mediet angleze raportojnë se trajneri italian shihet si pasues i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka pasur të sigurt asnjëherë vendin te Manchester United, dhe një start jo i mirë në Premierligë, mund t’i kushtojë me punë.

Massimiliano Allegri është i papunë që nga viti 2019, kur është larguar nga Juventus.

Italiani ka fituar disa tituj me Serie A, si trajner i Milanit dhe Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat