Ende i djeg eliminimi

Futboll

Ende i djeg eliminimi

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 20:19
Ende i djeg eliminimi

Në bilancin e bërë sot në Asamblenë e Aksionerëve të Juventusit ishte i pranishëm edhe Andrea Angelli, që pasi mbajti fjalim në lidhje me humbjet e mëdha të futbollit në vitin pandemik u kthye të flasë edhe për sezonin e shkuar futbollistik 2019-20.

“Ishte një vit i hidhur, si brenda dhe jashtë fushës. Ne bëmë një rritje kapitali prej 300 milion për të ruajtur konkurrencën sportive dhe për të konsoliduar ekuilibrin ekonomik dhe financiar.

Një rritje e kapitalit vendosi kështu bazat për një forcë kapitale që ne nuk do ta kishim imagjinuar ta përdorim për këtë periudhë.

Finalja e Super Kupës dhe eliminimi në fazat direkte të Champions League ende na djeg. Këto janë rezultate që nuk na kanë kënaqur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat