Bobani e godet me shqelm Refikun, pastaj iu futet brenda lojtarëve të Cërvena Zvezdës 

Futboll

Bobani e godet me shqelm Refikun, pastaj iu futet brenda lojtarëve të Cërvena Zvezdës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 17:58
Bobani e godet me shqelm Refikun, pastaj iu futet brenda lojtarëve të Cërvena Zvezdës 

Gjeneratave të vjetra si sot iu kujtohet 13 maj i vitit 1990! Në stadiumin në Maksimir” në Zagreb, rrahje masive mes tifozëve të Dinamos së Zagrebit dhe atyre të Cërvena Zvezdës së Beogradit, ndërsa brenda në fushë tollovi dhe rrahje, madje Zvonimir Boban, futbollist i Dinamos në atëkohë, del nga vetja dhe si karateist e godet milicin ish jugosllav! 

“Unë isha një nga një mijë që bëra diçka për idealet. 

Ishte një lëvizje e guximshme kundër regjimit (ish jugosllav) dhe kështu e ndienim ne. Dhe asgjë më shumë. Unë pashë atë që po ndodhte në stadium, ishte një padrejtësi e madhe dhe reagova. Pas konfliktit me policin, hyra në dhomën e zhveshjes së Zvezdës, ata ishin të gjithë miqtë e mi. Unë iu thashë atyre të mos shqetësohen dhe se ata do të vijnë në shtëpi normalisht.

Unë gjithmonë jam përpjekur të bëj gjëra si burrë, por kam idealet dhe idetë e mia. Idetë patriotike kroate kanë qenë pjesë e imja gjatë gjithë jetës sime”, tha mes të tjera Boban.

Polici i cili u godit nga Bobani (Refik Ahmetoviq) nuk ishte serb, shtoi gazetari i “Financial Times”. “Nuk ishte një lëvizje kundër Serbisë por kundër regjimit (ish jugosllav). Serbia nuk kishte asnjë lidhje me këtë” - u përgjigj Boban!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat