Ndahet nga jeta ish-trajneri

Futboll

Ndahet nga jeta ish-trajneri

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 12:56
Ndahet nga jeta ish-trajneri

Klubi i Shkumbinit në zi. Është ndarë sot nga jeta, një ndër figurat më të spikatura sportive të qytetit të vogël të Peqinit, Naim Gripshi.

Gripshi ka kontribuar për ekipin e Shkumbinit rreth viteve ’70, ku ka luajtur si mbrojtës.

Pas një dëmtimi të rëndë u detyrua ta linte sportin shpejt. Mirëpo kjo gjë nuk e ndan atë prej futbollit. Profesor Naimi ishte promotori i hapjes së klasave sportive dhe një trajner tepër i përkushtuar i moshave.

Prej tij kanë dalë lojtarë si trajneri aktual Magani, Branica, Tosku, Nexha, Isai, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat