Në Spanjë, Barcelona do të luajë në mbrëmje në rrethinat e Madridit, me skuadrën e Getafes.
Takimi do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” dhe pas barazimit me Sevillan skuadra “blaugrana” do të bëjë çmos për të dalë nga kryeqyteti me tri pikët, duke patur parasysh që pas Ferencvarosit në Champions Barça e Ronald Koemanit do të presë të shtunën tjetër në “Camp Nou” Realin, në të parën “El Clasico” të sezonit.
Më herët në orën 18:30 kampionët në fuqi do të presin në Madrid ekipin e Cadizit, ndërsa në orën 16:00 interes ngjall gjithashtu edhe takimi tjetër Celta – Atletico Madrid, ku bardhekuqtë e Diego Simeones duhet patjetër të përmirësohen për të fituar terren, pas barazimeve 0-0 me kundërshtarë si Huesca dhe Villarreali.