Kujtim Shala çuditë se çfarë ka deklaruar për ‘Sportske Novostin’: Ata gjithmonë e pyesnin gruan time...

Futboll

Kujtim Shala çuditë se çfarë ka deklaruar për ‘Sportske Novostin’: Ata gjithmonë e pyesnin gruan time...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 13:58
Kujtim Shala është i katërti në rresht

Shumica e futbollistëve të ftuar iu përgjigjën me gatishmëri të lartë dhe me kënaqësi përzgjedhësit Drazhan Jerkoviç për ndeshjen e parë të kombëtares së ripërtërirë kroate në Zagreb për sfidën me SHBA-të me 17 tetor të vitit 1990, shkruan gazeta kroate “Sportske Novosti”. 

“Në kohën kur vetëdija kombëtare kroate po zgjohej dhe barrikadat serbe tashmë ekzistonin në disa pjesë të vendit, Gregor Shidan dhe Kujtim Shala menduan se ata kishin një vend te kroatët. Drago Çeliç dhe Darko Drazhiç mbërritën nga Hajduku.

Ngasësi zyrtar i Hajdukut i çoi ata në Zagreb përmes Bosnjës dhe Hercegovinës sepse punktet ishin ngritur rreth Kninit.
Kujtim Shala ishte i preferuari i tifozëve të Dinamos në atë kohë. Prandaj, ai edhe e mori një ftesë për të luajtur për Kroacinë kundër SHBA-së”, - shkruan “Sportske Novosti”.

Image

Shala në mes 

“Drazhan Jerkoviç më afroi dhe më pyeti nëse doja të luaja. Epo, nuk mendova për asnjë moment, menjëherë i thashë "po".

Unë isha ndër të parët që pranova të luaja atë lojë, nuk u pendova kurrë dhe as nuk do të ndryshoja mendje tani, do të bëja përsëri të njëjtën gjë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e asaj historie. Vetëm, nuk jam i kënaqur që kanë kaluar 30 vjet, kjo do të thotë që ne po plakemi shpejt, dhe është sikur gjithçka ishte dje” - kujton Shala i cili e përjetoi atë vit ndoshta vitin më dramatik.

“E dini, në atë kohë ishte e rrezikshme të luhej një lojë e tillë. Ajo që unë, si një lojtar nga Kosova, një shqiptar, që përjetova në atë kohë në fushat të asaj lige, si në Nish, Beograd ... Ata më qëlluan, më fyen, kisha frikë se vetëm se mënjeherë pas ndeshjes do të më merrnin dhe do të më çonin diku. Epo, mund të mos kemi qenë as të vetëdijshëm për rrezikun që morëm për të luajtur atë lojë”, kujton Shala.

Shala është një nga ata që kishte probleme pas kësaj ndeshje me regjimin ish jugosllav dhe serb.

“Unë nuk kam shkuar në shtëpi në Kosovë për 10 vite. Unë isha ndër të parët që mora një pasaportë kroate, por si shqiptar nuk mund të shkoja në shtëpi. Kur familja ime shkonte në Kosovë, ata (milicia serbe) gjithmonë e pyesnin gruan time: E ku është Kujtimi, a do të vijë ai? Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë, kishte disa kërcënime, por në fund gjithçka doli mirë, dhe deri më sot krenaria e asaj loje mbetet në zemrën time”, tregon Shala.

Disa thonë në zhargonin sportiv, se Kujtim Shala nuk ka qenë normal, për guximin që ka pasur në atëkohë sepse ta vesh fanellën e Kroacisë, sidomos si shqiptar nga Kosova, ende pa u shkatërruar ajo Jugosllavi artificiale, ka qenë më shumë se trimëri. Çka do të thotë, se të gjithë kanë mundur të arrestohen nga regjimi ish jugosllav dhe të përfundojnë në burgje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat