Tre te Torino dhe një te Crotone

Futboll

Tre te Torino dhe një te Crotone

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:29
Tre te Torino dhe një te Crotone

Në vigjilje të javës së së katërt të Serisë A, shtohen problemet për shkak të infektimit të futbollistëve me COVID-19. Torino njoftoi se kanë rezultuar tri raste pozitive, me një lojtar dhe dy anëtarë të stafit.

“Klubi i Futbollit të Torinos njofton pas testeve të zakonshme për zbulimin e COVID-19, u gjetën tri raste pozitive: një lojtar nga ekipi i parë dhe dy anëtarë të stafit. Anëtarët në fjalë, plotësisht asimptomatikë, tashmë janë në izolimi. Torino do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”.

Klubi “granata” nuk bëri të ditur emrat e tre personave në fjalë për të ruajtur privatësinë. Por ndoshta nga lista e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Cagliarit do të kuptohet diçka më shumë. Ndërkohë, skuadra e Giampaolos duhet të ngrejë kokën pas një fillimi negativ të Serisë A, me dy humbje në po aq ndeshje të kampionatit (një ndeshje është shtyrë, ajo kundër Genoas).

Ndërkohë edhe te Crotone ka një rast pozitiv me Koronavirus pak orë para ndeshjes me Juventusin. Bëhet fjalë për sulmuesin Dragus, i cili sapo është kthyer nga grumbullimi me Rumaninë U-21. Për këtë arsye, skuadra kalabreze është në izolim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat