Dramë në derbin e qytetit, Evertoni i fortë edhe për kampionin e Anglisë

Futboll

Dramë në derbin e qytetit, Evertoni i fortë edhe për kampionin e Anglisë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:23
Dramë në derbin e qytetit, Evertoni i fortë edhe për kampionin e Anglisë

Katër gola në stadiumin "Goodison Park" në Liverpool, në derbin e skuadrave të një qytetit, mes Evertonit dhe Liverpoolit, sfidë që përfundoi baras (2:2). 

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka vazhduar me serinë e mirë të rezultateve, në pesë ndeshje katër fitore e një barazim, ndërsa trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas humbjes 7:2 nga Aston Villa, nuk ia doli sot të rikthehet te fitorja.

Në minutën e tretë, veprim i shpejt dhe Sadio Mane nga afërsia shënoi për 0:1.  

Image

Në minutën e 19-të, Michael Keane me kokë nga afërsia tund portën e kampionit të Anglisë, 1:1. 

Në minutën e 72-të, Mohamed Salah me të parën godet topin nga rreth 15 metra dhe shënon gol të bukur në këndin e djathtë, 1:2. 

Nëntë minuta pa përfunduar takimi (81’), Dominic  Calvert-Lewin shfrytëzoi mos reagimin si duhet të mbrojtjes dhe nga afërsia me kokë shënon për 2:2. Evertoni kryeson me 13 pikë, ndërsa Liverpooli është në pozitën e dytë me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat