Bojkoti u vjen në ndihmë kuqebluve

Futboll

Bojkoti u vjen në ndihmë kuqebluve

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:42
Bojkoti u vjen në ndihmë kuqebluve

Koronavirusi kaplon Vllazninë. Te kuqeblutë, aty ku Brdaric ka nisur një projekt të ri me synimin për ta çuar skuadrën shkodrane aty ku i dikton historia e pasur, COVID -19 është kthyer në një problem më vete, duke prekur disa lojtarë e anëtarë të stafit. Të fundit në rend kronologjik janë Victor da Silva, Mevlan Adili, Kristofer Mandiangu dhe Ismael Dunga, që kanë rezultuar pozitive dhe ashtu siç parashikon protokolli shëndetësor, janë vendosur në izolim, duke u shkëputur menjëherë nga pjesa tjetër e grupit.

Vlen të kujtohet se pak ditë më parë u prekën nga virusi edhe Gurishta, Imami, Marku, Hoxha dhe Isaevski si dhe zv. trajneri Elvis Plori. Imami, Marku dhe Guriushta e kanë kaluar virusin me sukses pas periudhës së karantinimit.

Një problem më vetë për Brdaric, që duhet thënë se në këtë rast i ka ardhur në ndihmë bojkoti i kampionatit, pasi në një sezon normal me zgjedhjet të kushtëzuara ndjeshëm për shkak të Kornavirusit Vllaznia vështirë se do të mos ndiente pasojat.

Në klubin shkodran synojnë që këtë edicion, me mbërritjen e sponsorit të ri Alban Xhaferri dhe stafin e ri drejtues, të arrijnë minimalisht Kupat e Europës, pas një merkatoje që në Shkodër presin të sjellë rezultate pas një periudhë te gjatë tranzicioni, ku klubi ka dështuar për të luftuar për objektiva të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat