Prishtina i kthehet fitoreve! Oto John shënon het-trik, demolon Besën

Futboll

Prishtina i kthehet fitoreve! Oto John shënon het-trik, demolon Besën

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:53
John

Prishtina nuk tregoi mëshirë për rivalin e vjetër, duke e demoluar me rezultat 4:0 Besën nga Peja, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Sulmuesi Oto John sikur në ditët më të mira, ka shënuar het-trik, duke i shkaktuar debakël skuadrës pejane.

John ka shënuar në minutën e 3-të, 25' e 60' dhe Mërgim Pefqeli në minutën e 70-të.

John deri me tash ka realizuar pesë gola, renditet i dyti në listë të shënuesve apo me 7 gola me pak se Mirlind Daku i Ballkanit.
Zekirija Ramadani, kryetrajner i Prishtinës, padyshim se është i kënaqur me lojë e rezultat dhe kjo është fitorja e dytë në kampionat, pas asaj të javës së parë me 3:0 kundër Drenicës nga Skenderaj.

Prishtina ngritët në vend të tretë me 8 pikë, ndërsa Besa mbetet në pozitën e nëntë përkatësisht të parafundit me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat