Drenica triumfon në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi në krizë, nuk di të fiton

Futboll

Drenica triumfon në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi në krizë, nuk di të fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:54
Drenica triumfon në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi në krizë, nuk di të fiton

Drenica nga Skenderaj kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 
Për Drenicën janë tri pikë të mëdha që nuk maten as me ari, ndërsa llapjanët vazhdojnë me krizë dhe nuk dijnë të fitojnë, në pesë ndeshje, një barazim dhe katër humbje. 

Drenica ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Llapit.

Në minutën e 43-të, Mentor Zhdrella godet me kokë pas harkimit të Sadriut, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. 
Në pjesën e dytë, Hysen Tahiri me dinakërinë ka shënuar për fitoren e madhe të skuadrës nga Skenderaj.  Në minutën e fundit, Fazliu nga tre-katër metra nuk arriti të thelloi fitoren e Drenicës. 

Llapi mbetet në fund të tabelës (i dhjeti) me 1 pikë dhe Drenica ngritët në pozitën e 6-të me 8 pikë. 

Kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama, arriti pikë të mëdha dhe që ia kthejnë vetëbesimin skuadrës së tij pas humbjes 5:0 në Therandë nga Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat