Starova paska një hall të madh…

Futboll

Starova paska një hall të madh…

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:59
Starova paska një hall të madh…

Dje, presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi me tituj të ndryshëm katër figura të shquara të Partizanit: Ilir Lame, Ylli Shehu, Mikel Janku (pas vdekjes) dhe Sulemjan Starova.

Binte në sy mungesa e këtij të fundit në ceremoninë e zhvilluar në presidencë, ndaj edhe u ngritën pikëpyetje mos “ia kanë dhënë me zor” dekoratën!!! Sot është qartësuar se “Bobi” e kishte të pamundur të ishte prezent për një shkak të fortë. Ai është i karantinuar në shtëpi, sepse ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Me një fjalë, nuk lejohet të lëvizë, por të zbatojë me përpikëri protokollin mjekësor në kësi rastesh. Burime pranë ish-sekretarit të FSHF-së bëjnë me dije se është infektuar bashkë me bashkëshorten dhe po marrin mjekim në shtëpi. Tani është mirë, por ditët e para kanë qenë të vështira, me kollë dhe temperature.

Kësisoji, pasi të fitojë betejën me sëmundjen tinzare, do të ketë mundësinë të marrë në dorë edhe dekoratën “Mjeshtër i Madh”, që presidenti Ilir Meta ia akordoi dje për kontributin në sport. Kujtojmë se dje, çmimin në fjalë e tërhoqi vajza e Sulejman Starovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat