Leipzig nuk ndalet, lider! Dortmundi fiton, Rashica vetëm 34 minuta

Futboll

Leipzig nuk ndalet, lider! Dortmundi fiton, Rashica vetëm 34 minuta

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:20
Leipzig nuk ndalet, lider! Dortmundi fiton, Rashica vetëm 34 minuta

Leipzig nuk njeh humbje në katër javët e para të Bundesliga I, ka tri fitore e një barazim. 

Leipzig si mysafirë ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Augsburgut. 

Angelino (45') dhe Poulsen (66') shënuan për fitoren e Leipzigut, e cila kryeson renditjen me 10 pikë, ndërsa Augsburg pësoi humbjen e parë dhe renditet në pozitën e pestë me 7 pikë.
Dortmundi importoi tre pikë të mëdha. 

Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Hoffenheimit.  Futbollisti Marco Reus shënoi në minutën e 76-të. Dortmundi është në vend të dytë me 10 pikë, ndërsa Hoffenheimi zë pozitën e tetë me 6 sosh.

Milot Rashica, reprezentues i Kosovës, u paraqitë nga minuta e 66-të apo gjithsej 34 minuta për Werderin, duke barazuar në udhëtim 1:1 me Freiburgun. Lienhart (16') realizoi për Freiburgun dhe Fullkrug (25'-nga penalltia) për Werderin.  
Werderi është në pozitën e gjashtë me 7 pikë dhe Freiburg i dhjeti me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat