Shkëndija superfuqi! Media maqedone: Disfatë e rëndë, mjerimi i Vardarit!

Futboll

Shkëndija superfuqi! Media maqedone: Disfatë e rëndë, mjerimi i Vardarit!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:35
Shkëndija superfuqi! Media maqedone: Disfatë e rëndë, mjerimi i Vardarit!

Skuadra e njohur, Vardari nga Shkupi, e kanë përjetuar rëndë debaklin me rezultat 5:1 nga skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova. Shkëndija, lider i kampionatit me 21 pikë, e dërrmoi me lojë e rezultat Vardarin në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

“Disfatë e rëndë, mjerimi i Vardarit!”, shkruan mes të tjera media maqedone  “sportmedia”.

“Skuadra që ende do të ëndërrojë se si ta mposhtin Shkendijen, kjo është ndeshja e 13-të në seri që Vardari nuk ka asnjë triumf ndaj kësaj skuadre. Kështu do të mbetet deri në ndeshjen tjetër, deri në derbin tjetër. Nga ana tjetër, tetovarët treguan se ata janë të gatshëm ta rikthejnë titullin në vitrinat e tyre”, shkruan më tej. 

Vardari - Shkendija 1:5 (0:0)
Arena Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup. 
Spektatorët:0. 
Gjyqtar: Marjan Gocevski (Strumica).
Shënues: Popzlatanov (11’) - Ramadani (15’), Ahmedi (40' e 85'-nga penalltia), Ibraimi (60’), Totre (80’). 
Kartona të verdhë: Blazhevski – Ibraimi.
Lojtari i ndeshjes: Valon Ahmedi (Shkendija).
Vardari: Iliq, V. Velkovski, Micevski, Çurkovski (Martinaga 46’), Petkovski (Blazhevski 66’), Llazareviq, Popzlatanov, Charleston, Mirçevski, Petroviq, Najdenov.

Shkëndija: Zahov, Paviq, Alimi, Ibraimi (Es Sahal 84’), Ahmedi, Doriev (Nafiu 77’), Murati (Zejnullai 73’), Dita, Krivak, Neziri, Ramadani (Totre 46’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat