Chelsea zhgënjen

Futboll

Chelsea zhgënjen

Nga: K.Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:55
Chelsea zhgënjen

Skuadra e Chelseas zhgënjen, duke e lëshuar rastin që t’i afrohet edhe kreut të tabelës së klasifikimit në Premier League.

Chelsea si vendas barazoi me rezultat 3:3 kundër Southamptonit, në takimin e javës së pestë.

Futbollisti gjerman Timo Werner ishte në formë më të mirë, duke shënuar dy gola. 
Sidomos golin e dytë të tij e shënoi me mjeshtri duke e parabolluar portierin. 

Werner (15' e 28') dhe Havertz (59') shënuan për Chelseat dhe Ings (43') e Adams (57'), Vestergaard (90+2’) për Southamptonin.

Chelsea renditet në vend të gjashtë me 8 pikë dhe Southampton është i 10-ti me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat