Mund të ndërtohet një ekip që lufton për Champions

Futboll

Mund të ndërtohet një ekip që lufton për Champions

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:03
Ronaldo

“COVID-19” ka prekur yjet e mëdhenj të futbollit botëror. I fundit që i është bashkuar listës së gjatë të të infektuarve është Kristiano Ronaldo. Të martën e kaluar, portugezi mori rezultatet e provave PCR dhe ato konfirmuan faktin që është pozitiv. Është i fundit, por jo i vetmi. Dhe këtu po flasim për një listë, nga e cila mund të formohet një 11-she e fortë dhe e niveleve të larta.

Në stol do të ishte një ekspert si Çolo Simeone, i cili u prek nga Koronavirusi në mesin e muajit shtator. Në portë do të ishte Kejlor Navas, i cili ka fituar Ligën e Kampioneve tri herë radhazi me skuadrën e Realit të Madridit. Një “mace” mes kuadratit. Në mbrojtje do të ishin lojtarë të tjerë të njohur si Gimenez, Gaja, Markinjos dhe Shkriniar. Edhe në mesfushë, virusi ka “përzgjedhur” lojtarë të rëndësishëm si Tiago Alkantara, i cili rezultoi pozitiv pasi u transferua te Liverpuli.

Bashkë me të do të ishte Pol Pogba, i cili u infektua në gusht. Pjesa e sulmit është ajo që ka yjet e futbollit: dy lojtarë të Juventusit dhe dy lojtarë të PSG-së. Paulo Dibala do të ishte fantazisti i një skuadre që në treshen përpara do të kishte Nejmarin, Mbapenë dhe Kristiano Ronaldon.

Por këta nuk janë futbollistët e vetëm sepse në stolin e rezervave do të kishte shumë lojtarë të tjerë yje të futbollit botëror si Ibrahimoviç, Ikardi, Di Maria apo Adama Traore. Këtë skuadër nuk mund ta ndalte askush, përveç virusit. Duket se “COVID-19” nuk “fal” asnjë dhe ka zgjedhur që të formojë një skuadër të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat