Skuadra shqiptare humb pozitën e liderit në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare humb pozitën e liderit në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:17
Kristijan Vulaj

Nuk mjaftoi goli i Kristijan Vulajt që Deçiq nga Tuzi të kthehet me pikë të plota. 

Skuadra shqiptare pritej të kthehet me pikë të plota por nuk i shkoi në përballje me Petrovacin, duke luajtur baras (1:1), në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Malit të Zi.  

Marko Markoviq në minutën e 33-të kaloi në epërsi Petrovacin, ndërsa Kristijan Vulaj barazoi rezultat 1:1 në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 48-të. 

Për Vulajn është goli i gjashtë deri me tash dhe ka dy gola me pak se lideri Kordiç i Podgoricës. 

Podgorica kryeson tabelën me 18 pikë, Deçiq bie në vend të dytë me 17 sosh apo me 4 fitore e 5 barazime, pa humbje deri me tash dhe Petrovac renditet në fund të tabelës (i dhjeti) me 3 pikë apo me tre barazime e pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat