Milani është në formën më të mirë, në katër ndeshje po aq fitore në Serie A. Milani ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër rivalit të përbetuar Interit.
Në minutën e 13-të, Zlatan Ibrahimoviç dështoi nga penaltia, portieri vendas, Handanoviq, e pret gjuajtjen e tij, por topin e rikthyer e plason në rrjetë, 0:1. .
Në minutën e 16-të Ibrahimoviç shënon golin e dytë dhe të epërsisë 0:2. Ibra deri me tash ka realizuar gjithsej 4 gola në edicionin e ri.
Në minutën e 29-të, Romelu Lukaku ngushton humbjen në 1:2. Interi luftoi deri në fund por pa sukses, duke pësuar humbjen e parë. Milani udhëheq renditjen me 12 pikë, ndërsa Interi bie në vend të gjashtë me 7 pikë.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, debuton për Lazion por nuk ia dolën në Genoa me Sampdorian.
Muriqi futet në lojë në minutën e 59-të, ndërsa portieri Thomas Strakosha si zakonisht titullar por nuk i bënë ballë rivalit. Quagliarella (32') Augelo (41') dhe Damsgaard (74') shënuan për Sampdorinë. Lazio është në vend të nëntë me 4 pikë dhe Sampdoria renditet i 14-ti me 3 sosh.