Hyra te dhoma e zhveshjes dhe i pashë me laptop, ja kush e thotë

Futboll

Hyra te dhoma e zhveshjes dhe i pashë me laptop, ja kush e thotë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:28
Hyra te dhoma e zhveshjes dhe i pashë me laptop, ja kush e thotë

Liverpulit i ka ikur mundësia për të fituar në derbi ndaj Evertonit teksa VAR ka ndërhyrë në sekondën e fundit për t’i prishur festën Henderson. Shifrat do të shkonin në 2-3 dhe pamjet e tregojnë qartësisht se nxjerrja e Manes në pozicion jashtë loje anon më shumë nga “krimi” sesa nga drejtësia.

Trajneri Jurgen Klop është shprehur menjëherë për mediat se sapo ka shkuar në dhomat e zhveshjes ka parë futbollistët që kërkonin përsëritjen e atij rasti.

“Në dhomën e zhveshjes, pashë lojtarët me laptop që shikonin situatën. Sinqerisht që nuk e kuptoj. E mbështes VAR, të gjithë më thonë se nuk ishte pozicion jashtë loje dhe nuk jam në humor të mirë.

Pastaj edhe në rastin e Van Dijk. Ishte një penallti e pastër ajo ndërhyrja e Pickford. Pastaj është dhënë për pozicion jashtë loje, por nuk erdhi vendimi për një faull në atë rast. Nuk kemi fuqi, çfarë të them”, u shpreh Klop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat