Plaku nuk është ende gati

Futboll

Plaku nuk është ende gati

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:08
Plaku nuk është ende gati

U duk sikur ishte pothuajse gati për t’u stërvitur me grupin, e megjithatë Sebino Plaku nuk është ende në 100 përqindëshin e tij. Kjo u vu re edhe në seancën e fundit ku sulmuesi tentoi që të marrë ngarkesa si pjesa tjetër e ekipit, por nuk përballoi dot shumë minuta.

Për pasojë vijoi i diferencuar, pasi ndjeu sërish dhimbje në pulpë. Ky dëmtim, mund ta lë 32-vjeçarin edhe disa ditë të tjera jashtë.

Për të mos e rrezikuar është bërë kjo zgjedhje, ndonëse i ka sjellë edhe një ndryshim planesh Ramazan Ndreu. Trajneri e ka llogaritur si titullar të padiskutueshëm, por do t‘i duhet që provizorisht të gjejë zëvendësuan e tij, gjithnjë nëse kampionati nis javën e ardhshme (sikundër po përflitet gjithnjë e më shumë).

Në një kohë që ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë sezoni 2020-2021, Kastrioti ka vijuar të stërvitet normalisht në Kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat