Destani: Jemi të zhgënjyer, kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh futbollistëve!

Futboll

Destani: Jemi të zhgënjyer, kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh futbollistëve!

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:13
Destani: Jemi të zhgënjyer, kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh futbollistëve!

Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova ka marrë një lajm dëshpërues nga kreu i Lidhjes futbollistike të Kumanovës (LFK) për shtyrjen e sezonit të ri në Ligën e Tretë-Veri.

Kryetari i Bashkimit, Armend Destani, është shprehur i zhgënjyer nga ky lajm, duke shtuar se lojtarët e tyre kanë stërvitur plot 2 muaj, ndërsa kanë bërë edhe harxhime të shumta.  

Ai për News-TV thotë se sipas të gjitha gjasava kampionati as që do të fillojë.

“K. F. Bashkimi ka filluar me përgatitje nga data 20 gusht. 60 ditë përgatitje fizike dhe lojëra miqësore, ndërsa kampionati nuk ka filluar. Në këtë javë ishim gati për të startuar. Situata me Covid-19 ka rënduar shumë kushtet për ekipet në çdo aspekt. Me kërkesë të disa klubeve, kampionati është shtyrë, por sipas gjitha gjasave as nuk do të vazhdojë. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh futbollistëve dhe sportit në përgjithësi.

Jemi të zhgënjyer me mënyrën se si u menaxhua kjo situatë serioze. Kemi informacione se ekipi që sot është desht të jetë mysafir tek ne, ka lojtarë pozitiv në Covid-19. Një situatë e tmerrshme. Prandaj, them se vendimi për anulim të kampionatit u desht të behet shumë më herët dhe jo të na mbajnë kështu as andej, as këndej. Edhe largimi i BVK-së dhe hyrja e Rashtakut ka sjell probleme tjera”, deklaroi kryetari i KF Bashkimi, Armend Destani.

“Uroj, që së paku në stinorin pranverë të kemi kushte, dhe të luajmë një së paku një gjysmësezon. Falënderojë djemtë e Bashkimit, trajnerin dhe kryesinë për punën dhe përkushtimin, të cilët nuk patëm fat t’i materializojmë”, tha në fund Destani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat