​Ibra lojtari i derbit, por kush doli fitues në dyluftimin Hakimi-Theo?

Futboll

​Ibra lojtari i derbit, por kush doli fitues në dyluftimin Hakimi-Theo?

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:22
Hakimi dhe Hernandez

AC Milan e ka mposhtur Interin me rezultat 1-2 në “Giuseppe Meazza” me dy golat e realizuar në fillim të ndeshja nga sulmuesi suedez Zlatan Ibrhimovic.

Me realizimin e këtyre dy golave dhe me performancën e tij gjate gjithë ndeshjes, Ibra u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.1.

Por, përtej ballafaqimit mes dy ekipeve, vëmendja ishte edhe tek dyluftimi ndërmjet Achraf Hakimit dhe The Hernadez. Të dy u panë disa herë në dyluftim dhe duket se paraqitja e tyre ishte në një nivel të njëjtë dhe në fund nuk kishte një “fitues” të pastër. Pas ndeshjes, Hakimi dhe Theo u vlerësuan me notën e njëjtë, 6.7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat