Manchester City fiton derbin ndaj Arsenalit

Futboll

Manchester City fiton derbin ndaj Arsenalit

Nga: K.Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:20
Manchester City fiton derbin ndaj Arsenalit

Skuadra e Manchester Cityt fiton derbin në Angli. City si vendas e mundi me rezultat 1:0 Arsenalin, në takimin e javës së pestë të Premier League.

Futbollisti Raheem Sterling realizoi në minutën e 23-të. Ai nga rreth 11 metra me goditje të saktë e mposhti portierin Leno.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, me gjithë angazhimin me ‘Topçinjtë’ nuk ia dolën të shkëpusin një pikë.  

Xhaka u zëvendësua në minutën e 83-të.
Arsenali është në vend të pestë me 9 pikë, ka dy më shumë se Manchester City që renditet në pozitën e dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat