Getafe – Barcelona, formacionet zyrtare – Koeman me disa ndryshime

Futboll

Getafe – Barcelona, formacionet zyrtare – Koeman me disa ndryshime

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:33
Foto Ilustrim

Getafe dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Barcelona është mysafire e Getafes në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë në La Liga, takim që zhvillohet në stadiumin Coliseum Alfonso Perez nga ora 21:00.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ka dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshje të luajtura dhe synon një fitore për të kapur kreun e tabelës.

Në anën tjetër, vendasit kanë formë të përzier nga katër takime të zhvilluara, por synojnë rezultat pozitiv nga ky takim në shtëpi.

Koeman ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa trajneri i Getafes ka startuar me më të mirët.

Getafe: David Soria; Damian Suarez, Djene, Erick Cabaco, Mathias Olivera; Allan Nyom, Mauro Arambarri, Nemanja Maksimovic, Marc Cucurella; Jaime Mata, Cucho Hernndez.

Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Gerard Pique, Clement Lenglet, Sergino Dest; Sergio Busquets, Frenkie de Jong; Ousmane Dembele, Pedri, Antoine Griezmann; Lionel Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat