Revoltohen tifozët në Vushtrri: Baka jashtë!

Futboll

Revoltohen tifozët në Vushtrri: Baka jashtë!

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:57
Revoltohen tifozët në Vushtrri: Baka jashtë!

Tifozët “Forca” në Vushtrri kërkojnë largimin e kryetarit të klubit të futbollit Vushtrria, Bajrush Kajtazin.

“Përmes këtij shkrimi , reagojmë fuqishëm lidhur me rezultatet e dobëta të klubit tonë të zemres, KF Kosova (V).
Humbjet e ndeshjeve ne shtëpi nga ekipet rivale që synojnë rikthimin në Superligë e së fundmi sot nga KF Drenasi, na bën me dije që klubi ynë përveç se minimizon shanset për Superligë, me këto lojë rrezikojmë edhe rënien nga Liga e Parë.

Të gjithë jemi dëshmitarë, se gjatë reagimeve tona të shumta që i patëm në të kaluarën, ani pse ato ishin simbolike, hasëm në kundërshtime nga shumë sportdashës e veçanërisht të Xhafer Tahirit, i cili siç po shihet nuk u brengos dhe nuk brengoset për klubin e tij të qytetit.

Lusim edhe një herë të gjithë ata që e duan klubin tonë të zemres, të reagojmë fuqishëm  lidhur me situatën e keqe që po mbizotëron, sepse me reagime tona të drejta, mundemi të zgjojmë nga gjumi kryetarin e komunës Xhafer Tahirin, që të veproj sa nuk është̂ bërë vonë.

Çdo vonesë rreth kësaj situate në klub, është në dëm të klubit tonë që e ndërtuan të parët tanë një shekull më parë.
Një njeri i pandergjegjshëm nuk mund ta shkatërroj një klub me histori sepse aty është derdh shumë mund. #bakaJASHTË
#SkaMuNal”, reagojnë përmes një komunikate “Forca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat