Pas një rekordi të pabesueshëm, Bruno Fernandes më në fund humb një penallti për Unitedin

Futboll

Pas një rekordi të pabesueshëm, Bruno Fernandes më në fund humb një penallti për Unitedin

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:56
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes më në fund ka humbur një penallti pas një rekord të pabesueshëm të konvertimit nga pika e bardhë.

Reprezentuesi portugez kishte shënuar dhjetë penallti radhazi duke përdorur një mori teknikash të ndryshme që nga bashkimi me Manchester United në janar.

Por, sot (e shtunë) ndodhi diçka ndryshe nga e përhershmja.

Portugezi ishte i pasaktë në goditjen e njëmbëdhjetë nga penalltia.

Ishte portieri i Newcastle United, Karl Darlow, i cili priti penalltinë e Fernandesit në minutën e 58-të të ndeshjes.

Penalltia e fundit e humbur nga portugezi ishte në tetor të vitit 2018 dhe portieri i fundit që e ndali ishte ish-portieri i Sportingut, Miguel Soares, gjatë një ndeshje në kupë ndaj Loures.

Dështimi i tij i fundit në një ndeshje në kampionat ishte plot 1659 ditë më parë për Udinesen kundër Napolin në Serie A dhe ai vazhdoi të shënonte një total prej 18 penalltish radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat