Ancelotti i përgjigjet Kloppit në lidhje me ankesat për golin e anuluar

Futboll

Ancelotti i përgjigjet Kloppit në lidhje me ankesat për golin e anuluar

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 08:16
Carlo Ancelotti dhe Klopp

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, iu ka përgjigjur trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili pas ndeshjes u ankua në lidhje me vendimin e VAR -it për ta anuluar golin e minutave shtesë të “The Reds” për pozitë jashtë loje.

“E shikova disa herë dhe nuk pash se ishte pozitë jashtë loje.”, deklaroi tekniku gjerman pas ndeshjes.

E menjëhershme ishte përgjigjja e Carlo Ancelotti i cili deklaroi:

“Ne mund të kemi perspektiva të ndryshme të vlerësimit mbi situata të caktuara, por VAR është aty për të marr vendime dhe këtë duhet ta bëjë. Unë e kuptoj se Klopp nuk është i lumtur, por nga ana tjetër, i lumtur jam unë.”, ishin fjalët e trajnerit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat