Vetëm tre lojtarë të Barcelonës pranojnë reduktim në pagë

Futboll

Vetëm tre lojtarë të Barcelonës pranojnë reduktim në pagë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 10:09
Frenkie de Jong

Barcelona po përballet më krizë të madhe ekonomike.

Skuadra ka njoftuar së fundmi për humbje të mëdha në aspektin ekonomik dhe tashmë po mendohet për një reduktim në paga.

Lojtarët e Barcelonës thuhet se nuk janë gati të pranojnë një gjë të tillë, përveç tre lojtarëve.

‘Catalunya Radio’ raporton se vetëm Marc-Andre ter Stegen, Frenkie de Jong dhe Clement Lenglet kanë pranuar reduktimin në pagë.

Ata kanë dalur kundër lojtarëve që janë ngritur ndaj klubit, lidhur me pagat.

Barcelona ka kërkuar nga lojtarët që të pranojnë reduktim në paga. Në këmbim, klubi do të zgjasë kontratat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat