Gruaja e Icardit, Wanda ka një mesazh pas derbit Inter-Milan

Futboll

Gruaja e Icardit, Wanda ka një mesazh pas derbit Inter-Milan

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 10:49
Icardi dhe Wanda

Wanda Nara e ka shpërndarë një mesazh kontrovers në rrjetet sociale pas humbjes së Interit në derbi, duke i uruar miqtë e vet në skuadrën e Milanit.

Dy gola nga Zlatan Ibrahimovic ia siguruan Milanit fitoren e parë në derbi kundër Interit në Serie A që prej vitit 2016, me golin e Romelu Lukakut që nuk ishte asgjë më shumë se ngushëllues.

Wanda, bashkëshortja dhe menaxherja e ish-kapitenit të Interit, Mauro Icardi, e postoi një fotografi në të cilën argjentinasi e përqafon atë pas një goli në fanellën zikaltër, por përmbajtja e mesazhit nuk ishte aspak e mirë për Interin dhe tifozët e tij.

“Pa dashuri nuk ka derbi”, shkroi ajo.

“Urime miqve të mi në Milan”, shtoi ajo.

Tifozët e Interit dhe Icardi e kanë pasur një lidhje dashurie dhe urrejtjeje ndër vite.

Icardi iu bashkua PSG-së në verë, pas një viti huazimi në Paris, pasi Interi nuk e deshi më në klub. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat