E nis më keq se Sarri!

Futboll

E nis më keq se Sarri!

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:03
E nis më keq se Sarri!

“Jemi duke ndërtuar”! Andrea Pirlo i ka vendosur shiritat Juventusit, teksa hapat e gabuar në këtë fillim kampionati po i justifikon në këtë mënyrë. “Kemi shumë talente të rinjë që duan kohën e tyre për të fituar eksperiencën”, u shpreh trajneri i bardhezinjëve që nga ana tjetër anashkalon përgjegjësinë e madhe.

Kjo është barra e të nisurit menjëherë eksperiencën e re në një klub të madh. Tifozët nuk mund të qëndrojnë gjatë duke parë ndërtesën në punim e sipër të Juventusit, pa marrë rezultatet. Largimi i Sarit erdhi pikërisht për faktin se bardhezinjtë nuk bindën me lojë, pasi edhe me këtë teknik e fituan Serinë A, shkruan Sportekpres nga Tirana.

E duke i qëndruar krahasimit duhet thënë se Sari në 4 ndeshjet e para ka grumbulluar 10 pikë, ndërsa Pirlo ka marrë 8 pikë, ku 3 prej tyre erdhën në tavolinë.

Pas barazimit ndaj Krotones në shifrat 1-1, trajneri i Juventusit ka shpjeguar lënien jashtë të Dibalës.”Kishte shumë pak stërvitje me ne pasi ishte i lënduar. Nuk mund ta aktivizoja”. Gazetarja Fabiana Della Valla ka bërë një reagim duke kërkuar që të kuptojë sadopak Pirlon: “Po çfarë kuptimi ka pastaj që ta marrësh Dibalën ndaj Krotones kur mund ta lësh në Torino?”. Edhe vetë ylli argjentinas e ka pëlqyer këtë postim, atje ku duket se ndan të njëjtin mendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat