Bajrami para ndeshjes në Strugë: Presim rezultat pozitiv

Futboll

Bajrami para ndeshjes në Strugë: Presim rezultat pozitiv

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:54
Bajrami para ndeshjes në Strugë: Presim rezultat pozitiv

Skuadra e Bellasicës nga Strumica nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Vetëm një pikë në tetë ndeshje të kampionatit dhe vendi i fundit në tabelë është shumë pak për një ekip me traditë futbolli.

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Medin Bajrami dëshiron që kjo seri negative të ndërpritet në Strugë.  

22-vjecari deklaron se këtë sezon çdo ndeshje e tyre do të jetë si finale, dhe prandaj maksimalisht dhe seriozisht do t’i qasen ndeshjes udhëtuese kundër Struga Trim Lum.

“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen me Struga Trim Lum. Trajneri është i kënaqur me punën dhe angazhimin në stërvitje. Kemi punuar gati dy javë dhe presim rezultat pozitiv, presim fitore në Strugë”, deklaroi Medin Bajrami për News-TV.

Ndeshja Struga Trim Lum-Bellasica do të zhvillohet ditën e diel me fillim prej orës 14:30 minuta, ndërsa do ta referojë Aleksandar Stavrev nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat