Robertson: Shpresojmë që skanimi t’i del mirë, nuk duhet humbur një lojtar si Van Dijk

Futboll

Robertson: Shpresojmë që skanimi t’i del mirë, nuk duhet humbur një lojtar si Van Dijk

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:18
Virgili van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgili van Dijk përsoi dje një lëndim të tmerrshëm në derbin e “Merseyside” ndaj Evertonit, takim ky që i takoi xhiros së pestë në Premierligë.

Në një tentim për të shënuar, Van Dijk u lëndua nga portiere i Evertonit, Pickford i cili nuk u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari pasi mbrojtësi holandez ishte në pozitë jashtë-loje.

Për këtë rast ka reaguar edhe mbrojtësi i krahut, Robertson, ku tha se eshte e papranueshme që ta humbin një futbollist si Van Dijk.

“Nuk duket mirë për Van Dijk dhe shpresoj që ai të kthehet shpejt – dhe shpresojmë që skanimi të mos tregojë se çfarë mendojnë ne. Të humbasësh një lojtar si ai është gjithmonë e vështirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat