Ia preku shpinën dhe qafen kësaj gjyqtares femër, ky është vendimi

Futboll

Ia preku shpinën dhe qafen kësaj gjyqtares femër, ky është vendimi

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:26
Ia preku shpinën dhe qafen kësaj gjyqtares femër, ky është vendimi

Sergio Aguero nuk do të ndëshkohet për veprimin e tij ndaj gjyqtares anësore, Sain Massey-Ellis, në fitoren e Manchester City 1:0 kundër Arsenalit të shtunën në Premierligë.

Sulmuesi argjentinas Aguero e vendosi dorën në qafën e gjyqtares, por organi qeverisës i gjyqtarëve në Angli (PGMOL), veprimi i tij nuk ka qenë agresiv apo kërcënues.

Ky incident ndodhi në minutën e 42-të të pjesës së parë në Stadiumin Etihad të shtunën, kur Aguero shfaqi pakënaqësinë e tij me vendimin e gjyqtares Massey-Ellis për t’ia dhënë rivënies anësore Arsenalit e jo Man Cityt.

Aguero reagoi duke ia vendosur dorën asaj në qafë. Massey-Ellis ia largoi dorën Agueros menjëherë dhe gjyqtari kryesor Chris Kavanagh nuk e ndëshkoi atë në atë kohë.

Sikur gjyqtari ta vlerësonte veprimin e tij si agresiv, Aguero do të ishte ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq.
Por rregullat thonë se ta prekësh me dorë gjyqtarin nuk është shkelje, natyrisht nëse nuk e bën në mënyrë agresive apo kërcënuese.

Sipas The Guardian, PGMOL-i nuk e sheh veprimin e Agueros si agresiv apo kërcënues, prandaj sulmuesi i City nuk do të ndëshkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat