Welbeck me klub të ri

Futboll

Welbeck me klub të ri

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:24
Welbeck me klub të ri

Ish-sulmuesi i Arsenal, Danny Welbeck, tashmë ka një klub të ri. 

Anglezi ishte një lojtar i lirë, pasi ndërpreu në mënyrë konsensuale kontratën e  tij me Watfordin. Tashmë ai është rikthyer sërish në Premier League dhe këtë sezon do ta shikojmë me fanellën e Brighton Albion.

Ka qenë vetë klubi anglez, i cili ka konfirmuar afrimin e tij përmes një postimi në “Twitter” Brighton njofton se Welbek ka firmosur për një vit me ta dhe do të mbajë numrin 18.

Ky do të jetë klubi i gjashtë për 29-vjeçarin, ku më parë ka luajtur dhe për Manchester United dhe Arsenal. Danny është pjesë dhe e kombëtares angleze dhe shpreson tek një sezon i mirë për të fituar vendin e tij në skuadrën e Southgate për në Europianin e verës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat