Lazio në krizë

Futboll

Lazio në krizë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:43
Lazio në krizë

 

Lazio është shumë larg formës së vitit të kaluar, pasi pësoi humbjen e dytë sezonale dhe në 4 ndeshjet e para ka arritur të marrë vetë, 4 pikë, duke mbetur plot 8 pikë larg kreut që mbahet nga Milani.

Mbrëmjen e djeshme bardhekaltrit u mposhtën me rezultatin 3-0 në transfertën ndaj Sampdorias, ndërsa trajneri Simone Inzaghi mund të fshihet edhe pas mungesave të shumta, por mbi të gjitha të sulmuesit Ciro Immobile.

Një nga më të vlerësuarit te lacialët ishte portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ndonëse nxori tre herë topin nga rrjeta, nuk ishte fajtor në asnjë nga golat e pësuar dhe shpëtoi portën e Lazios në 3-4 raste të tjera të rrezikshme.

Nota për Strakoshën në mediat italiane varionte nga 6.5 në 7, ndërsa shumica e lojtarëve ishin vlerësuar me më pak se notën 6, ndërsa paraqitja e gardianit u cilësua si mjaft pozitive dhe vendimtare për të shmangur një humbje edhe më të rëndë.

Ndërkohë debutoi dje me Lazion edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u aktivizua në minutën e 59’ dhe për aq sa qëndroi në fushë, bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke konfirmuar se është në pritshmëritë e bardhekaltërve.

Muriqi është marrë për të bërë spondën e fituar dyluftimet, gjë që e bëri më së miri edhe ndaj Sampdorias, pasi shërbeu për Correan fillimisht e Milinkovic-Savic më vonë, në dy rastet e vetme të rrezikshme të bardhekaltërve.

Megjithatë te Lazio e kanë të qartë se sulmuesi vjen pas rreth dy muajsh dëmtim dhe pritet të rritet shumë më tepër në të ardhmen e të shndërrohet në një partner ideal për Ciro Immobilen në majën e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat