Pickford u injorua nga Van Dijk pas ndërhyrjes horror që i bëri: Largohu, nuk më duhet ndihma jote

Futboll

Pickford u injorua nga Van Dijk pas ndërhyrjes horror që i bëri: Largohu, nuk më duhet ndihma jote

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:45
Virgil van Dijk dhe Jordan Pickford

Virgil van Dijk e kishte injoruar Jordan Pickfordin që i bëri një ndërhyrje horror në derbin e Merseysides që u zhvillua të shtunën e kësaj jave.

Mbrojtësi holandez kishte mbetur i shtrirë në fushë, derisa u detyruar të largohej qysh në pjesën e parë, duke i liruar vendin Joe Gomezit.

Pickford nuk u ndëshkua me karton të kuq, shkaku që Van Dijk doli të ishte në pozitë jashtë loje dhe kjo gjë e shpëtoi atë.

“Largohu, nuk më duhet ndihma jote”, i kishte thënë mbrojtësi portieri anglez kur iu afrua ta ndihmonte të ngrihej.

Holandezi është tani i detyruar që të bëjë një skanim në gju, gjersa nuk dihet se sa do t’i mungojë Liverpoolit.

Natyrisht se Van Dijk do të jetë një mungesë e madhe për The Reds, që ndaj Toffes morën një pikë në barazimin 2-2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat