E injoron

Futboll

E injoron

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:12
E injoron

Zhoze Murinjo thotë se Arsen Venger nuk e ka përmendur në autobiografinë e tij të fundit, sepse nuk dëshiron të kujtojë faktin që nuk e ka mundur kurrë. Ish-trajneri i Arsenalit ka botuar librin e tij të ri këtë javë me titull “Jeta ime në kuq e bardhë” dhe mungesa e përmendjes së armikut të tij të vjetër nuk ka mbetur pa u vënë re.

I ngacmuar në konferencën për shtyp për mungesën e tij në libër, trajneri i Totenhemit u përgjigj: “Sepse nuk më ka mundur kurrë. Ti nuk do të shkruash një kapitull për 12 apo 14 ndeshje kur nuk ke fituar një. Kështu që, përse duhet të flasë për mua ai në librin e tij? Një libër është diçka që shkruhet për të të bërë të lumtur dhe krenar. Kështu që, unë e kuptoj në mënyrë perfekte situatën”.

Venger dhe Murinjo krijuan një prej rivaliteteve më të bukura në historinë e Premier Ligës, njëri në stolin e Çelsit dhe tjetri në atë të rivalëve të Arsenalit, por portugezi thuajse e mposhti gjithnjë francezin. Në 19 përballjet mes tyre, Mou fitoi 10 ndeshje dhe humbi vetëm 2, ndërkohë që 7 përballjet e tjera përfunduan në paqe.

Rivaliteti i tyre prodhoi edhe disa momente të paharrueshme në Premier Ligë, duke mos munguar as konfrontimi fizik, si në rastin e një ndeshjeje në 2014-ën, kur ata shtynë njëri-tjetrin. Më vonë atë sezon, Zhoze e quajti Vengerin një “specialist në dështim”, ndërsa Arseni iu kundërpërgjigj se portugezi e përjashtonte Çelsin nga gara nga titull prej frikës së dështimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat