Derbi më i madh në Kosovë, pa fitues!

Futboll

Derbi më i madh në Kosovë, pa fitues!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:26
Derbi më i madh në Kosovë, pa fitues!

Derbi më i madh në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit, dy skuadra të të njëjtit qytet, përfundoi pa gola (0:0). Skuadrat ndanë pikët. Drita pas tre fitoreve rresht më në fund barazoi në cilësinë e vendasve, ndërsa Gjilani u orvat por assesi që ta thyejë mbrojtjen e fortë të kampionit.

Në fund të pjesës së parë Betim Haxhimusa ka pasur rast të mirë, por me fat skuadra e Gjilanit, ku Ferreira shmang rrezikun.
Në minutën e 86-të Alidemaj në mundësi të mirë por shpëton Gjilani. 

Pas javës së gjashtë në elitën e futbollit të Kosovës, Drita renditet në vend të dytë me 10 pikë, por ka dy ndeshje me pak, ndërsa Gjilani ngritët në vend të tretë me 9 sosh. 

Derbi më i madh në vend, është hera e dytë që luhet pa shikues, pa tifozët “Intelektualët” dhe pa “Skifterat”, për shkak të rrethanave të njohura, pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat