Valon Behrami pas infektimit me Covid-19: Përjetova ditë të vështira

Futboll

Valon Behrami pas infektimit me Covid-19: Përjetova ditë të vështira

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:22
Valon Behrami

Mesfushori i Genoas, Valon Behrami, ka thënë se druhej për shëndetin e vet dhe se kishte frikë se do t’i infektonte të afërmit e vet me koronavirus, pasi e kishte marrë virusin nga bashkëlojtarët e vet.

35-vjeçari nga Mitrovica ishte në mesin e 22 personave që u prekën me koronavirus në skuadrën italiane.

Ish-përfaqësuesi i Zvicrës thotë se mendërisht kishte pasur vështirësi ta kalonte virusin.

“Miliona njerëz janë prekur nga ky virus, mbi 36 mijë persona kanë vdekur në Itali nga ky virus. Nuk duhet të na bëjnë të ndihemi fajtorë që e kemi marrë virusin, sepse puna jonë na kërkon të udhëtojmë dhe është sport kontakti, prandaj mund të na ndodh secilit”, tha Behrami.

“Përjetuam ditë të vështira dhe, derisa jam mësuar të riaftësohem fizikisht pas lëndimeve, mendërisht kjo ka qenë një përvojë krejt ndryshe”, theksoi kosovari duke folur për infektimin me Covid-19.

Behrami shtoi: “Kisha frikë. Frikësohesh për shëndetin tim, se mos po i infektoja më të dashurit e mi, sepse në atë moment futbolli nuk është shqetësimi yt i parë. Me virus nuk je lojtar i sëmurë, por njeri i cili ndihet i brishtë”.

Genoa do të rikthehet në fushë nesër mbrëma kundër Veronës në Stadio Bentegodi.

“Duhet të jemi gati ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Disa lojtarë nuk janë 100% të gatshëm”, nënvizoi ai.

Behrami iu bashkuar Genoas në janar si lojtar i lirë pasi u largua nga Sioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat