Duro debuton të Feronikeli, barazon në Mitrovicë! Ja renditja në Superligë

Futboll

Duro debuton të Feronikeli, barazon në Mitrovicë! Ja renditja në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:55
Duro debuton të Feronikeli, barazon në Mitrovicë! Ja renditja në Superligë

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi importon një pikë nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë. 

Ish futbollisti i mirënjohur nga Shqipëria, Klodian Duro, debutoi si kryetrajner në bankinën e Feronikelit dhe me barazim. 

Trepça ’89 luftoi me mish e më shpirt por nuk e arritën golin e fitores.

Mitrovicasit patën disa raste të mira por pa sukses, ndërsa “Nikli” me kryetrajner të ri kthehet me një pikë për në Drenas.

Trepça ’89 është në vend të shtatë me 7 pikë, ndërsa Feronikeli një pozitë me poshtë me një pikë me pak.     

Superliga e Kosovës 
Drita-Gjilani    0:0
Trepça '89-Feronikeli 0:0
Prishtina-Besa    4:0
Llapi-Drenica    0:1
Arbëria-Ballkani    2:4

Tabela
1. Ballkani    6    5    1    0    19:6    16
2. Drita    4    3    1    0    6:2    10    
3. Gjilani    6    2    3    1    4:5    9
4. Prishtina    5    2    2    1    8:2    8
5. Arbëria    6    2    2    2    9:8    8
6. Drenica    6    2    2    2    5:11    8
7. Trepça ’89    6    2    1    3    3:5    7
8. Feronikeli    6    1    3    2    9:7    6
9. Besa    6    1    0    5    5:17    3
10. Llapi    5    0    1    4    1:6    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat