Super Broja, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në fitoren e Vitesses

Futboll

Super Broja, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në fitoren e Vitesses

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 16:42
Armando Broja

Armando Broja ka shkëlqyer sot te Vitesse duke qenë vendimtar në fitoren kundër Den Haag

Vitesse fitoi 2-0 në udhëtim ndaj Den Haag me dy golat që në këtë takim u shënuan nga sulmusi shqiptar.

Broja shënoi nga një gol në secilën pjesë, të parin në minutën e 32′ ku dërgoi topin lehtësisht në portë, derisa të dytin në minutën e 71′ pasi dribloi disa kundërshtarë.

Ndryshe, 19 vjeçari që është në pronësi të Chelseat, por i huazuar te Vitesse ka shënuar 3 gola deri tani në kampionatin holandez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat