Tare merr Allegrin?

Futboll

Tare merr Allegrin?

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:42
Tare merr Allegrin?

Masimiliano Alegri vijon të mbaj nën presion stolin e Simone Inzagi.

Pas çdo rezultati negativ emri i ish trajnerit të Juves lakohet nga mediat italiane si pasuesi i Inzagit te Lacio.

Kështu ndodh edhe këtë herë pas humbjes së rëndë 3-0 që kryeqytetasit pësuan kundër Sampdorias.

Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e Inzagit do të përcaktohet në ndeshjet e ardhshme, nëse situata nuk ndryshon, Alegri pritet të marrë drejtimin e Lacio.

Dyshimet shtohen edhe më shumë pasi palët, Lacio dhe Inzagi ende nuk kanë gjetur një akord për rinovimin e kontratës, një temë e diskutuar prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat