Kolni merr pikën e parë përballë Eintracht-i

Futboll

Kolni merr pikën e parë përballë Eintracht-i

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:58
Kolni merr pikën e parë përballë Eintracht

Kolni dhe Eintrachti i Frankfurtit ndanë pikët në sfidën e zhvilluar në “RheinEnergieStadion” që u mbyll me rezultatin 1-1.

Miqtë e zhbllokuan takimin minutë ne dytë shtesë të pjesës së parë me Andre Silvan, që shndërroi në gol një 11-metërsh.

Gjithsesi, këmbëngulja e Kolnit u shpërblye në minutën e 52-të  me golin e Dudas, por në minutat në vazhdim nuk pati më ndryshim rezultati. Në radhët e Kolnit luante mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj, që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-t.

Për Kolnin kjo është pika e parë e marrë në këtë sezon pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Eintrachti ndali pak ritmin, pas dy fitoreve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat