Ibra “thumbon”

Futboll

Ibra “thumbon”

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:01
Ibra “thumbon”

Sikur të mos mjaftonte dy golëshi dhe festimi në derbin e djeshëm kundër Interit, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon që të prek plagën e zikaltërve. Këtë herë sulmuesi suedez vjen me një tjetër postim që shënjestron “armiqtë e përjetshëm”.

Rreth katër vite kishin që arrinin të mposhtnin Milanin në një ndeshje derbi, duke ia kthyer kuqezinjëve fitoren në një mallkim më vete. Akulli i thye në përballjen e djeshme, ndërsa heroi i “djallit”, Zlatan Ibrahimoviç po vazhdon thumbimet në distancë.

“Milano nuk e kishte kurrë një mbret, ata kanë tani një Zot”.

Një mesazh i goditur ky nga sulmuesi suedez që në të njëjtën kohë hedh poshtë gjithë fitoret e Interit në derbi, ndërsa nga ana tjetër tregon edhe njëherë se është Zoti i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat