Lëndimi i Ramosit nuk është serioz, por mjekët këshillojnë që të pushojë ndaj Shakhtarit

Futboll

Lëndimi i Ramosit nuk është serioz, por mjekët këshillojnë që të pushojë ndaj Shakhtarit

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:18
foto ilustrim

Ekzaminimet mjekësore në gjurin e majtë të Sergio Ramos kanë përjashtuar çfarëdo lëndimi serioz të kapitenit të Real Madridit.

Megjithatë, qendërmbrojtësi spanjoll është në dyshim për ndeshjen grupore të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut që zhvillohet të mërkurën,

AS njofton se mjekët kanë këshilluar se nuk do të ishte ide e mirë përfshirja e 34-vjeçarit në ndeshjen evropiane, kur kihet parasysh se të shtunë zhvillohet ‘el Clasico’ bë Camp Nou.

Herën e fundit kur Ramos nuk luajti në një ndeshje evropiane, punët shkuan keq për ekipin e Zinedine Zidane që u eliminua nga Manchester City.

Ndryshe, mbrojtësi i Realit pësoi një lëndim në gjurin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Cadizit, gjatë një përplasjeje me Lozanon. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat