Wanda Nara tërbon tifozët e Interit: S’ka derbi pa dashuri, komplimente Milanit

Futboll

Wanda Nara tërbon tifozët e Interit: S’ka derbi pa dashuri, komplimente Milanit

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:22
Wanda Nara

Mauro Icardi e Wanda Nara prej disa muajsh është shkëputur nga bota zikaltër.

Sulmuesi ka dashur të kujtojë një tregolësh të shënuar kundër Milan para ndeshjes, ndërsa bashkëshortja e tij, njëkohësisht menaxhere e Icardit ka tërbuar tifozët zikaltër në Instagram, me postimin e bërë pas 2-1 në favor të kuqezinjve.

“Nuk ka derbi pa dashuri, komplimenta miqve të mi të Milanit”, ka qenë teksti i “story” të publikuar nga argjentinasja.

Tifozët zikaltër sigurisht nuk e kanë pritur aspak mirë postimin e saj, teksa shumë prej tyre, mund ta kenë hequr edhe nga lista e ndjekësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat