West Ham senzacional, nga humbja 3:0 barazon 3:3 me Tottenhamin!

Futboll

West Ham senzacional, nga humbja 3:0 barazon 3:3 me Tottenhamin!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:29
West Ham senzacional, nga humbja 3:0 barazon 3:3 me Tottenhamin!

Skuadra e Tottenhamit befasoi të gjithë për të keq, ku për 8 minutat e fundit fitoren 3:0 e shndërroi në barazim 3:3 në duel me West Ham-in, në derbin londinez të javës së 5-të të Premier League në futboll.

Duhet veçuar golin e minutës së 8-të, kur Kane nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur në këndin e djathtë të portës së West Ham-it.

Son Heung-Min shënoi në minutën e parë, pastaj Kane në minutën e 8-të dhe në atë të 16-tën, ndërsa për West Ham-in Balbuna (82'), Sanchez (85'-autogol) e Lanzini (90+4’) .

West Ham senzacional, për 8 minutat e fundit bëri mrekulli, nga 3:0 në 3:3!

Kjo është bukuria e futbollit! Tottenham është në vend të gjashtë me 8 pikë dhe West Ham dy pozita më poshtë me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat